POFIX XPS
Duke filluar nga muaji Gusht i vitit 2015, Pofix lansoi në treg prodhimet e polistirenit të ngjeshur (Extruded Polystyrene – XPS), në një linjë dhe fabrikë të re dhe moderne, më e madhja në Europën Juglindore në llojin e saj.
Në një sipërfaqe prej afro 26.000 m2, në Tetovë të Maqedonisë, veprimtaria e prodhimit të pllakave të XPS-së (Extruded Polystyrenestirodur) zhvillohet në një linjë të kohës së fundit dhe me kapacitet për të mbuluar e vetme nevojat e tregut të brendshëm dhe rajonit.
Lënda e parë e kualitetit të lartë dhe saktësia e teknologjisë prodhuese, japin rezultate të shkëlqyera në produktet finale. POFIX Therm XPS ofron pllaka të XPS me trashësi të ndryshme duke filluar nga 10mm, 20mm, 30mm, 50mm, 80mm, 100, etj.
